Haxhiu: Fondet e mbledhura në ekspozitën kushtuar Nënës Terezë, do t’iu dedikohen organizatave për mbështetjen e grave

19:50 | 3 Shtator 2023
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në ekspozitën kushtuar Nënës Terezë të titulluar “Loving is caring”

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se fondet e mbledhura nga shitja e e veprave artistike do t’iu dedikohen organizatave që angazhohen për mbështetjen e grave, të mbijetuara të dhunës në familje, përcjell Arbresh.info.

“Sot morra pjesë në ekspozitën “Loving is Caring”, në të cilën ishin të ekspozuara veprat artistike të frymëzuara nga jeta dhe veprimtaria e Nënës Terezë. “, ka shkruar Haxhiu.

Kjo iniciativë e Elona Ndrecaj dhe Katedrales “Nënë Tereza” bëhet edhe më e vlefshme pasi që të gjitha fondet e mbledhura nga shitja e veprave artistike do t’iu dedikohen organizatave që angazhohen për mbështetjen e grave, të mbijetuara të dhunës në familje.”, shtoi ajo./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme