Është mbajtur Konferenca Regjionale me përfaqësuesit e nivelit të lartë të qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të miratuar Udhërrëfyesin Rajonal mbi Anti-korrupsion dhe Financat e Paligjshme.
Në këtë ceremoni, nga Republika e Kosovës të pranishëm ishin Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në fjalën e saj, Ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin për hapat konkret në drejtim të luftës kundër-korrupsion duke theksuar se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, është njëri ndër top prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, për çka edhe kishin fituar mbi 50% të besimit të qytetarëve në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.
Ndër të tjera, Haxhiu veçoi miratimin e koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe hartimin e projektligjit, kompletimin dhe miratimin e pakos ligjore kundër-korrupsion, zhvillimin e procesit të vettingut si një hap i rëndësishëm në rritjen e integritetit dhe besimit në sistemin e drejtësisë si dhe hapat tjerë konkret të cilat do t’i ndërmerr Ministria e Drejtësisë në drejtim të shtimit të kapaciteteve profesionale dhe njerëzore në drejtim të adresimit të luftës kundër-korrupsion.
Në anën tjetër, Sveçla, në fjalën e tij deklaroi se sundimi i ligjit dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit janë parakusht për një shtet të së drejtës dhe një shtet zhvillimor, prandaj ne jemi të qartë në vizionin tonë në këtë drejtim.
Tutje Sveçla shtoi se “Si Ministër i Punëve të Brendshme, dëshiroj të theksoj se më zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, ne e kemi marrë një mandat të qartë nga qytetarët tanë, për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe atë po e bëjmë që nga dita e parë e qeverisjes sonë”.
Dokumenti është rezultat i punës së delegacioneve nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si rezultat i dakordimeve të kryeministrave si pjesë e procesit të Berlinit.
Të pranishëm të tjerë në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...