Google ADS

Haxhiu e pyet Mustafën: A është Murat Meha i çmendur?

12:04 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të dijë se kur ka filluar punën Komisioni Shtetëror për matjen e territorit.

Mustafa i është përgjigjur duke i thënë se ky Komision ka nisur të punoj që nga marsi i vitit 2012, shkruan arbresh.info.

Më pas Haxhiu i ka thënë Mustafës se ai i kishte quajtur të çmendur psiqikisht ekspertët e pavarur për matjen e territorit.

Mirëpo Mustafa i tha se ajo është deklaratë e saj dhe jo e tij.

Menjëherë ka reaguar Haxhiu duke i thënë Mustafën se mban në dorë një atlas gjeografik shkollor me të cilin mësojnë nxënësit dhe që autor është Murat Meha ndërkaq Mustafa i thotë se ai nuk është redaktor i atllasëve gjeografik.

Më pas Haxhiu e pyet Mustafën se a është Murat Meha i çmendur psiqikisht./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme