Ministrja Haxhiu takon Arben Kraja drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim Arben Kraja, drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, ku gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu e njoftoi me prioritetet lidhur me reformat në drejtësi, posaçërisht çështjet e vetingut, konfiskimit të pasurisë dhe luftimin e krimit transnacional.
Po ashtu, u diskutua për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale në mes të dyjave vendeve dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.
Ndërsa, nga ana tjetër z. Kraja e falënderoi Ministren Haxhiu për pritjen dhe shprehu gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit dhe të ndihmojë sistemin e drejtësisë në Kosovë./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë