Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, diskutoi me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, rreth rëndësisë së sundimit të ligjit, për të cilën shprehet e përkushtuar edhe ambasada amerikane.
“U potencua që së shpejti do të filloj puna e grupit punues për vettingun në sistemin e drejtësisë”, thuhet në një komunikatë për medie.
Ministrja Haxhiu renditi edhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve dhe rishikimin e mekanizmave anti korrupsion, çështjet e krimeve të luftës (me fokus përmirësimin e kushteve dhe kapaciteteve të prokurorisë lidhur me ndjekjen e krimeve të luftës si dhe krijimin e mekanizmit për arkivimin e krimeve të luftës), formimi i Gjykatës Komerciale si dhe mbrojtjen nga dhuna në familje. Po ashtu u zotua se nismat e mira ligjore që kanë qenë në proces do të vazhdohen edhe më tej.
“Ambasadori Kosnett shprehi interesimin e tij për respektimin e legjislacionit që kanë të bëjnë mes kabinetit ministror dhe shërbyesve civil me ç’ rast ministrja Haxhiu garantoi respektimin e ligjeve dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me shërbyesit civil”, thuhet më tej në komunikatë.
Aty thuhet se vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit rajonal me shtetet fqinje me fokus në çështjet e drejtësisë si dhe çështjes së liberalizimit të vizave.
“Në këtë drejtim të bashkëpunimeve rajonale ministrja informoi ambasadorin që kanë filluar kontaktet e para me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në anën tjetër potencoi vështirësitë e bashkëpunimit me Serbinë veçanërisht në çështjet e krimeve të luftës. Sa i përket liberalizimit të vizave ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin në veçanti në plotësimin e kushteve që kanë të bëjnë me luftimin dhe ndëshkimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.”/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...