Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë është e drejtë e çdo grave që të pajisen me peceta higjenike, dhe se në ministrinë e saj këto peceta janë falas për punëtorët që punojnë aty.
“E drejta për tu pajisur me peceta higjenike është elementare për të gjitha gratë. Është nevojë dhe jo lluks. Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjenike do të jenë për përdorim falas për të gjitha punëtoret e Ministrisë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo thotë se kësisoj duhet të jetë në të gjitha institucionet publike dhe private.
“Praktika e tillë mbetet e vlefshme dhe e rëndësishme në të gjitha institucionet publike si dhe ato private. Praktikat e tilla duhet të nomralizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë”, është shprehur ministrja.
Kujtojmë se në shumë vende të botës, këto peceta jepen falas nëpër markete, në Kosovë nuk ka ndodhur akoma diçka e tillë. /arbresh.info/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...