Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në raportimin e monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit tha se raporti rajonal i përgatitur nga OSBE-ja, është një dokument me rëndësi të veçantë i situatës aktuale.
“Përgatitja e këtij raporti është shumë e mirë që të kemi një perspektivë rajonale. Objektivi i këtij raporti ka qenë monitorimi i proceseve gjyqësore në Ballkanin perëndimor. Dua të shpalos rezultatin e ministrisë së drejtësisë lidhur me krimin e organizuar”, tha ajo.
Ministrja tha se e kanë vendosur luftimin e korrupsionit, miratimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit.
“ Kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët të zotimeve. Së fundmi kemi pas disa mospajtime por uroj që të përafrohemi sërish. Reformat në Këshillin Prokurorial janë shumë të rëndësishme. Kemi adresuar paketën ligjore kundër korrupsionit. Gjatë tre viteve kemi punuar me përkushtim ka rritje ka rezultate pozitive por kemi shumë punë për të bërë”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se duhet të ketë veprime serioze lidhur me lëndët e korrupsionit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Shefi i OSBE-së në Kosovë: Ka pasur një mungesë lidhur me proceset gjyqësore
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...