Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes ka komentuar deklaratat e kryeministrit, Avdullah Hoti, i cili tha se koalicioni qeverisës është stabil dhe se nuk kanë nevojë për marrëveshje me parti të tjera politike.
Haxhiu u shpreh se Qeveria nuk i ka numrat për asnjë çështje që ta shtyjnë përpara, madje siç theksoi, as për porjektligjet që sipas Qeverisë janë më të rëndësishmet, nuk po arrijnë që t’i bëjnë 61 vota, dhe se stabiliteti i karriges është me rëndësi për Hotin.
“Hoti nuk ka mbështetje as në Kuvend dhe as nuk ka mbështetje qytetare. Secili kryeministër do të dorëhiqej ose do të kërkonte votëbesim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Por, siç ka shkruar Haxhiu, Hoti e do shumë pushtetin dhe nuk do ta bëjë asnjërën dhe as tjetrën dhe ka kërkuar që sa më parë partitë të japin nënshkrimet për largimin e kryeministrit, i cili sipas saj jo vetëm që ishte përqafuar me Vuqiqin, por ka përqafuar edhe secilën kërkesë të Serbisë në zotimet e tij.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...