Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka thënë se Qeveria Kurti ka marrë besimin për të kthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe për këtë do të punojnë pa u ndalur.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka marrë mesazhe që përshëndesin miratimin e strategjisë për sundim të ligjit, ndërsa që Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë reaguar duke cilësuar si ndërhyrje në punën e tyre deklaratën e saj.
Postimi i plotë:
Sot kam pritur komunikata nga këshillat me anë të së cilave do të përshëndesnin miratimin e strategjisë për sundimin e ligjit.
Në vend të kësaj, KGJK dhe KPK, paskan reaguar kundrejt deklaratës sime ku kam theksuar që nuk do të ketë bashkëpunim me këshillat nëse nuk reagojnë kundrejt skandaleve dhe nëse nuk veprojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore.
Këtë e paskan cilësuar si “interferim në punën e tyre”!
Jo vetëm unë, po s’ka asnjë raport të vetëm në të cilin nuk evidentohen problemet e mëdha në sistemin e drejtësisë dhe si Ministri, përditë përballemi me shqetësimet e qytetarëve në raport me mosveprimin e institucioneve të drejtësisë. Vonesat në trajtim të lëndëve, ndikimet në sistem, neglizhenca dhe shumë të tjera janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet sistemi i drejtësisë.
Qeveria jonë ka marrë mandatin e kthimit të besimit qytetar në institucionet e drejtësisë dhe për këtë do të punojmë pa u ndalur.
Bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë, është i rëndësishëm, në kuptim të krijimit të kushteve të punës me qëllim të zbatimit të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Asnjëherë nuk do t’i mbyllim sytë përballë padrejtësive e shkeljeve.
Skandalet në sistemin e drejtësisë janë alarm dhe kjo duhet të përbëj shqetësim edhe për vet këshillat përkatës dhe është në mandatin tim kushtetues të bëj thirrje për zbatimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Barikadimi nuk i ndihmon sistemit e as nuk është shërbim të drejtësisë.
Është koha e fundit për të punuar e angazhuar në këtë drejtim. Këtë ua kemi borxh qytetarëve dhe vendit./arbresh.info/
Edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës i reagon Albulena Haxhiut
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...