Qeveria e Kosovës sot i ka dhënë përkrahje nismës legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuar nga shteti.
Kjo nismë është iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, konkretisht nga deputetja Teuta Haxhiu.
Ajo ka thënë se me këtë mendim pozitiv nga Qeveria, tani diskriminimit të kësaj kategorie po i vjen fundi.
“Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës (mbi 20 vjeçar) duket se po shkon drejt fundit”, tha Haxhiu, përmes një postimi në Facebook.
Sot, Qeveria e Kosovës me vota unanime miratoj nismën tonë legjislative për të ndrequr padrejtësinë më të madhe ndaj pensionistëve kontributdhënës pas vendosjes së kriterit të famshëm ”15 vite përvojë pune para vitit 99- të.
Shumë të lumtur, kur jemi para finalizimit të kësaj të drejte elementare të prindërve tonë, njerëzve të mirë të Kosovës”, ka shkruar deputetja Haxhiu.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...