Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot komunën e Leposaviqit së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kjo vizitë vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri që do të mbahen me 23 prill.
Ata kanë vizituar stacionin policor në Koshtovë dhe pikën e kontrollit te ura e Bistricës.
“Me ministrin Sveçla vizituam Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës. Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook./Arbesh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...