Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve, Albulena Haxhiu dhe Ulsi Manja, janë zotuar për hartimin, negocimin dhe arritjen, thuhet në një komunikatë për medie, transmeton arbresh.info
Sipas kësaj komunikate, Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës ka ndërmarrë tre nisma me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilave garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dyja shtetet, si dhe mundësohet njohja e ndërsjellët e provimit të jurisprudencës.
Po ashtu, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve të të dyja vendeve, do të themelohet një grup i përbashkët për të parë mundësinë e zbatimit të reciprocitetit edhe në çështjet e tjera.
Kjo shtrirje e bashkëpunimit vjen si kërkesë dhe nevojë e qytetarëve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj edhe zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, në marrëveshjet e zotuara për këtë qëllim, i kontribuon drejtpërdrejt interesit tonë të përgjithshëm dhe të përbashkët./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin