Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim zyrtar ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov.
Haxhiu shprehu falënderimet e saj për vizitën zyrtare të ministrit Flikov dhe theksoi përkushtimin e përbashkët për të avancuar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
Në takim u theksuan prioritetet dhe rezultatet e të dy vendeve në reformën në drejtësi, si dhe rëndësia e fuqizimit të sundimit të ligjit.
Gjithashtu, u theksua bashkëpunimi juridik ndërkombëtar dhe rëndësia e forcimit të këtij bashkëpunimi për të siguruar sundimin e ligjit në të dy vendet.
Në këtë takim është diskutuar për rastin te Lagja e Trimave në Kumanovë si dhe për çështjen e arrestimeve të shtetasve tanë, të cilët kërkohen nga Serbia për krime lufte kurse nga ana e delegacionit maqedonas, u trajtua rasti Mosnstra.
“Të dy palët u dakorduan për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë, si dhe për forcimin e mekanizmave që sigurojnë barazi dhe drejtësi për qytetarët e të dy vendeve.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Caktohen dy seanca në dhjetor për çështjen ndaj Bahtijarit, ...
Nga një muaj arrest shtëpiak për avokaten Sheholli dhe përmb...
Zarf i bardhë, sa është buxheti i kësaj jave për banorët e s...
Bogujevci për seancën e djeshme: Përfundoi me vetëm një depu...
Vitia nënshkruan vendimin që mbulon shpenzimet për proteza p...
Barcelona heq dorë nga objektivi kryesor – Flick ka tashmë d...