Google ADS

Haxhiu dhe Filkov dakordohen për takim të përbashkët mes dy ministrive në shtator

16:55 | 5 Gusht 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me homologun e saj maqedonas, Igor Filkov.

Me anë të një postimi, Haxhiu njofton se janë dakorduar për një takim të përbashkët mes dy ministrive në shtator, shkruan Arbresh.info.

“Gjatë vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillova takim me Ministrin e ri të Drejtësisë, Igor Filkov, me të cilin u dakorduam për një takim të përbashkët mes dy ministrive në shtator për të vazhduar diskutimin dhe veprimet në çështjet e interesit të përbashkët dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info/

Të ngjashme