Inicuesi i projektligjit për tërheqjen e 30% të parave të Trustit, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se votimi i Trustit është i domosdoshëm për shkak të rritjeve të çmimeve në vend.
Ai u bëri thirrje deputetëve të pozitës që ta votojnë këtë projektligj, për shkak se deputetët duhet të jenë në shërbim të popullit, e jo ndaj Mimoza Kusari-Lilës, shefes së grupit parlamentar të VV-së.
“Unë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të pozitës që ta votoni tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për shkak të nevojës që kanë qytetarët për të. Ne duhet të jemi në shërbim të atyre që na kanë votuar, për atë jemi këtu. Edhe ju, duhet të jeni në shërbim të popullit, e jo të Mimoza Kusarit, shefes tuaj, e cila për qefe të vetat del kundër parave të qytetarëve”, tha Haxhiu.
Duke përmendur disa nga produktet që janë shtrenjtuar, Haxhiu tha se qytetarët kanë nevojë për paratë e Trustit, dhe këtë vendim e presin nga të zgjedhurit e tyre.
“Kam iniciuar këtë nismë për shkak të rritjeve enorme të çmimeve dhe mirëqenieve të qytetarëve. Janë shtrenjtuar të gjitha çmimet, vetë, mielli, buka, vaji, dhe paratë e trustit do i hynin në punë qytetarëve, ata po kërkojnë paratë e tyre nga të zgjedhurit e tyre, deputetët.”, tha Haxhiu në Kuvend./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...