Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, në konferencën e publikimit të raportit me titull “(Mos) Zbatimi Aurela i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë”, ka thënë se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
“Sa i përket çështjes së të asaj që thuhet në raport se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë janë ndërhyrje në drejtësi, Gzimi tha se është qartazi ndërhyrje në sistemin e drejtësisë , unë them qartazi nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha Haxhiu.
Sipas saj, deklaratat të cilat ata i bëjnë kanë vetëm qëllimin që të ngrisin vigjilencën, llogaridhënien, profesionalizimin, meritokracinë dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë.
“Ne nuk ka asnjë rast që të thërrasim prokuror e gjyqtar në telefon për të ndërhyrë në një lëndë që gjyqtari apo prokurori t’i hapë sytë në ndonjë rast apo t’i mbyll në një tjetër. Kjo nuk ndodh në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk mund të heshtim kur shohim ta zëmë që për raste të njëjta diku është dënimi më i madh diku është më i vogël”, tha ahiut, nuk ka dënime siç parashihen në Kodin Penal të Kosovë, andaj konsideron që qartazi nuk paraqesin ndikim në sistemin e drejtësisë deklarimet që bëjnë./eo/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...