Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas plagosjes së një gruaje në Fushë Kosovë nga burri i saj.
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook thotë personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij.
“Një grua në Fushë Kosovë e plagosur nga burri i saj vazhdon trajtimin në Qendrën Emergjente. Lutem për shëndetin e saj dhe i uroj shërim të shpejtë.
Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij.
Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, shkruan Haxhiu./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
LEXO EDHE
Plagoset me armë zjarri një grua në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë