Në përvjetorin e 25-të të masakrës në Abri të Epërme të Drenasit, Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përkujtoi 23 të vrarët e familjes Deliu dhe tre dëshmorët e rënë më 26 shtator 1998.
Haxhiu tha se Masakra e Abrisë së Epërme ku u vranë gra, fëmijë, pleq, nga mosha 3 muajshe deri 94 vjeç është prej masakrave më mizore të kryera nga ushtria serbe në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Tutja, ajo tha se nuk do të pushojmë deri në vendosjen e drejtësisë përfundimtare për gjitha krimet e masakrat e Serbisë kriminale.
“25 vjet më vonë ende nuk ka drejtësi për krimet çnjerëzore që ka kryer Serbia në Kosovë. Ne nuk do të pushojmë së angazhuari për drejtësi për ta, deri në vendosjen e drejtësisë përfundimtare për gjitha krimet e masakrat e Serbisë kriminale. Sot dhe përherë kujtojmë jetën dhe veprën e martirëve dhe dëshmorëve tanë. Jeta e tyre na ka ndriçuar rrugën drejtë lirisë”, shkroi Haxhiu në Facebook./Arbresh.info/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...