Google ADS

Haxhiu bën ftesë për monitorim të provimit të Noterisë

17:23 | 3 Janar 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë ftesë publike për monitorimin e procesit të provimit të Noterisë.

Ministria së Drejtësisë em anë të një njoftimi në Facebook, ka ftuar mediet, organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet tjera të interesuara, që deri më datë 12.01.2024 të shprehin interesimin e tyre për pjesëmarrje në monitorimin e procesit të provimit të Noterisë, shkruan Arbresh.info.

“Subjektet e interesuara interesimin e tyre duhet ta shprehin përmes emailit në adresën [email protected]. Për datën e mbajtjes së provimit, detajet e tjera të organizimit dhe mundësitë e kontributit për mbarëvajtjen e provimit dhe transparencën e këtij procesi, subjektet që shprehin interesimin do të njoftohen përmes emailit”, thuhet ndër të tjera në ftesën e ministrisë./Arbresh.info/

Të ngjashme