Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë ftesë publike për monitorimin e procesit të provimit të Noterisë.
Ministria së Drejtësisë em anë të një njoftimi në Facebook, ka ftuar mediet, organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet tjera të interesuara, që deri më datë 12.01.2024 të shprehin interesimin e tyre për pjesëmarrje në monitorimin e procesit të provimit të Noterisë, shkruan Arbresh.info.
“Subjektet e interesuara interesimin e tyre duhet ta shprehin përmes emailit në adresën [email protected]. Për datën e mbajtjes së provimit, detajet e tjera të organizimit dhe mundësitë e kontributit për mbarëvajtjen e provimit dhe transparencën e këtij procesi, subjektet që shprehin interesimin do të njoftohen përmes emailit”, thuhet ndër të tjera në ftesën e ministrisë./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...