Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.
Në këtë vizitë ajo ishte e shoqëruar nga prokurorë, gjyqtarë, përfaqësues nga policia dhe mbrojtësit e viktimave dhe nga strehimorja, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij takimi, u bashkëbisedua me nxënësit për format e dhunës, pasojat afatgjate të dhunës, rëndësinë e raportimit, ngacmimet seksuale dhe ngritjen e vetëdijes për raportimin e tyre dhe po ashtu për shërbimet që ofrohen nga institucionet.
“Sot, së bashku me prokurorë, gjyqtarë, përfaqësues nga policia, mbrojtësit e viktimave dhe nga strehimorja, bashkëbiseduam me nxënësit për format e dhunës, pasojat afatgjate të dhunës, rëndësinë e raportimit, ngacmimet seksuale dhe ngritjen e vetëdijes për raportimin e tyre dhe po ashtu për shërbimet që ofrohen nga institucionet.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Arbresh.info/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...