Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit, i cili e ka dënuar me një gjobë prej 200 euro, për mos pjesëmarrje si dëshmitarë në seancën e sotme gjyqësore ndaj deputetit, Albin Kurti dhe rastit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë për seancë.
Në reagimin e Haxhiut thuhet se sot nëpërmjet mediave është njoftuar se është dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj deputetit, Albin Kurti dhe se Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar masë ndëshkuese prej 200 euro, në cilësinë e dëshmitarit për mos respektim të ftesës së Gjykatës.
“Me përgjegjësi të lartë deklaroj se unë nuk kam pranuar asnjë ftesë, thirrje apo njoftim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin në fjalë. Sepse po ta pranoja një ftesë të tillë, sigurisht se do t’i përgjigjesha ftesës së Gjykatës. Prandaj, kërkoj nga Gjykata të dëshmoj pranimin e ftesës nga ana ime dhe datën kur unë paskam marrë këtë ftesë për Gjykatë në cilësinë e dëshmitarit, sepse unë asnjëherë nuk kam pranuar një të tillë dhe si rrjedhojë nuk kam pasur si ta di se jam dëshmitarë në rastin e cekur sot nga Gjykata. Po e shtroj vetëm një pyetje: Pse Gjykatësi Kolludra ka shqiptuar dënimin prej 200 Euro, ndaj meje, Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë, por jo edhe ndaj deputetëve tjerë që kanë qenë në atë mbledhje të Kuvendit të Kosovës. Gjykata duhet të respektoj Ligjin e Procedurës Penale dhe dispozita ligjore për thirrje të dëshmita rëve dhe për neglizhencë të saj, mos të tentoj të bëj balance me vendime gjyqësore, të cila duhet të jenë të drejta, të paanshme dhe transparente”, thuhet në reagimin e tij.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...