Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka angazhuar avokatin Nasuf Hasani për të paditur avokatin Besnik Berishën për shkak të deklaratave të tij ndaj saj.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani bëri të ditur se ministrja do ta padisë Berishën për “shpifje” dhe “fyerje”.
“Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen.” – ka shkruar Hasani, përcjell Arbresh.info
Sot gjatë ditës, avokati Besnik Berisha është deklaruar pas lirimit më vendim të Gjykatës, ku u refuzua kërkesa për paraburgimin e tij.
Berisha hodhi akuza në drejtim të pushtetit, duke thënë se orkestroi arrestimin e tij, përmes një siç e quajti ai, “këlyshi” të veshur nën petkun e një prokurori.
“Me përulje e mirënjohjen më të thellë njerëzore, më lejoni t’ju falënderoj nga zemra për përkrahjen tuaj në një nga ditët më të trishta që diti të orkestroj pushteti, përmes një këlyshi të veshur me petkun e prokurorit të shtetit, e që rezultoi me arrestimin tim të kundërligjshëm e arbitrar!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Avokati Besnik Berisha ishte arrestuar nën dyshimin për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë N.Xh., I.S., dhe R.C.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se kanë arrestuar katër persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, pengim i të provuarit dhe ushtrimit të ndikimit./Arbresh.info/
lexo edhe:
Besnik Berisha pas lirimit: Pushteti orkestroi arrestimin tim përmes një “këlyshi”
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin