Google ADS

Haxhiu: Albin Kurti është emri më i brohoritur nga populli

15:32 | 13 Janar 2018
Arbresh.info

Në prezantimin e platformës së Albin Kurtit, fjalë e para e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se viti i kaluar ka qenë vit elektoral i cili e dyfishoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe merita për këtë mbajnë të gjithë aktivistët, kandidatët për deputetë dhe të gjithë anëtarët e kryesisë si dhe tre kryetarët Shpend Ahmeti, Qëndron Kastrai dhe Mytaher Haskuka, shkruan arbresh.info.

“Të gjithë së bashku me kryetarin Visar Ymeri kanë dhënë kontributin e tyre. Pavarësisht mos pajtimeve ne ia njohim meritat të gjithëve”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj natyrisht njeriu më meritor për këtë është njeriu më i votuar nga të gjithë Albin Kurti.

“Albini për një kohë të gjatë ka qenë busull për të gjithë. Me karakterin e tij ai është aktivisti më model. Albin Kurti është emri më i brohoritur nga populli”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme