Haxhiu akuzon Prokurorinë Speciale për mostrajtim të aferave ku ishin të përfshirë akterët e ish-pushtetit

20:10 | 20 Gusht 2023
E.G

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Prokuroria Speciale e kishte hedhur poshtë kallëzimin penal i cili kishte të bëntë me keqpërdorimet në shpronësimet për rrugën Kijevë-Zahaq.

Duke e rishpërndarë postimin e Muratit në Facebook, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke thënë se prokuroria ka vepruar njëjtë ndaj një kallëzimi penal për ish-ministrin e Drejtësisë dhe ish-drejtorin e burgjeve.

”Njësoj kanë vepruar PSRK edhe me kallëzimin penal ndaj ish Ministrit të Drejtësisë dhe ish drejtorit të burgjeve të cilët pronën e MD ia kishin dhënë një oligarku, pa asnje bazë ligjore“.

”PSRK pati thënë nuk ka bazë për ndjekje sepse e keni ndalur dëmin anipse dëmi ishte shkaktuar tashmë“, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Arbresh.info.

Lexo edhe:

Murati: Prokuroria Speciale hodhi poshtë kallëzimin penal për rrugën Kijevë-Zahaq, aty përfshihej kasta e vjetër

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme