Haxhiu: Akuzat e pabaza në Kuvend për kapje e ndërhyjrje janë boshe dhe nuk kalojnë

12:13 | 3 Prill 2024
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nëse opozita i kishte seriozisht “shqetësimet” e tyre në draftin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, do të ishin të pranishëm në punëtorinë e organizuar nga Komisioni për Legjislacion.

“Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial, i cili së fundi ka kaluar në parim. Një dokument shumë i rëndësishëm që parasheh reformën në KPK”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haxhiu tha se në këtë punëtori janë të pranishëm përfaqësues nga sistemi i drejtësisë, shoqëria civile dhe partnerët tanë por jo edhe opozita.

Kurse shtoi se akuzat e pabaza në Kuvend për kapje e ndërhyjrje janë boshe dhe nuk kalojnë!

“Sigurisht synimet i kanë që ta pengojnë reformën dhe shpresat i mbajnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar ministrja Haxhiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme