Google ADS

Haxhiu: Adem Mikullovci i ka të drejtat e plota për thirrjen e seancës konstituive

14:41 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas thirrjes së seancës konstituive

Ajo në një postim në Facebook ka theksuar se kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci i ka të drejtat e plota për thirrjen e seancës konstituiv.

Postimi i plotë:

Koalicioni PAN, ndonëse thonin se i kanë votat, u vonuan dy orë në seancën konstituive të 3 gushtit. Kur erdhen pas dy orësh, i kërkuan edhe dy orë të tjera. Enver Hoxhaj me një fjalë tha “ndoshta pas drekës ndryshojnë gjërat”!

Pas dy orësh, nuk u kthyen më. Nuk erdhen as të premten, në vazhdimin e seancës konstituive.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, i ka të drejtat e plota për të thirrur seancën konstituive, kurëdo që ai e konsideron të nevojshme dhe arsyeshme. S’ka asnjë obligim karshi kërkesave për takime konsultative.

Bllokuesit duhet t’i kthehen seancave në Kuvend. Për t’i hapur rrugë krijimit të Qeverisë, konstituimi i Kuvendi duhet të bëhet sa më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme