Google ADS

Haxhiu: AAK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve

16:44 | 24 Korrik 2019
L G

Deputetja nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë për Kosovën, Teuta Haxhiu, përmes Facebook-ut ka thënë se AAK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve.

“Fitorja e AAK-së në këto zgjedhje është e padiskutueshme, prandaj edhe e drejta për ta zgjedhur partnerin qeverisës do t’i takojë AAK-së”.

Ajo ka thënë se ata që po e fyejnë kryeministrin Haradinaj e kanë të qartë se kush do të fitojë.

Tutje deputetja e AAK-së tha Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së është duke vajtuar. “Prandaj edhe vajtimet e Avdullah Hotit po e tregojnë pafuqinë e tij edhe brenda LDK-së , e lëre më për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.

https://www.facebook.com/teuta.haxhiu.7/posts/2153285691460963

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme