Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se 31 mjetet transportuese që janë konfiskuar në Banjë të Zveçanit pas sulmit terrorist të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, iu janë dhuruar Policisë së Kosovës për shfrytëzim, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu ka thënë se këto mjete i janë dhënë për përdorim Policisë së Kosovës.
“Para pak kohës, Agjencia për Konfiskim dhe Menaxhim të Pasurisë së Sekuestruar apo të konfiskuar ka pranuar vendimin e Gjykatës që ndërlidhet me konfiskimin e 31 mjeteve transportuese të cilat ndërlidhet me rastin që po hetohet nga Prokuroria Speciale, pra rasti Banjska. Pra janë 31 mjete të konfiskuara dhe të cilat Ministria e Drejtësisë ia ka dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës për nevojat të cilat i ka”, u shpreh ajo.
“31 mjete transportuese i janë konfiskuar Milan Radoijiçiqit me vendim te Ministrisë së Drejtësisë, te njëjtat i janë dhënë për përdorim Policisë së Kosovës për nevojat e tyre. Jemi te befasuar se si ende pas sulmit ne Banjskë, nuk ka aktakuzë për kryekrimineli Millan Radojiçiq dhe grupin e tij. Unë i bashkohem thirrjes se kryeministrit, Serbia duhet ta ekstradojë Millan Radojiçiqin dhe grupin e tij, që të njëjtit të dalin para drejtësisë, sepse ata tashmë janë vendosur edhe në listën e Interpol-it”, ka deklaruar Haxhiu.
Haxhiu të mërkurën ka njoftuar se ka nisur zbatimi i urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.
Ajo ka thënë se Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nisur identifikimin e pasurive të përmendura në urdhër, duke përfshirë edhe vilën që konsiderohet të ketë qenë e Milan Radojiçiq./eo
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...