Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Teuta Haxhiu, ka folur për personat e pagjetur.
“Tema e të pagjeturve për 20 vite është thirr nga deputet, grupe parlamentare dhe është trajtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nxjerr rezoluta dhe fatkeqësisht ato rezoluta në Qeveri nuk janë përfillë. Tani kjo temë e ka ndjeshmërinë e vet ka dhimbje është plagë e hapur për të gjithë qytetarët e vendit, por meqë është thirr kjo interpelancë ka ndodh edhe disa ndryshime brenda Komisionit për të pagjeturve, unë do ta lexojë fjalën time, por do ta shikojë rezolutën dhe nuk është që ka diçka më shumë se sa rezolutat e tjera. Në fund të fundit duke e ditë që rezolutat nuk janë obligative me Qeverinë, sepse pikërisht tema e të pagjeturve më ka shqetësuar pse rezolutat nuk janë obligative për Qeverinë dhe pse Kuvendi nxjerr një rezolutë derisa është institucioni që e monitoron atë”, ka thënë ajo.
Tutje, Haxhiu tha se jemi dëshmitar që para dy dite u hap një varrezë masive në Serbi dhe janë gjetur 16 të pagjetur
“Jemi dëshmitar që para dy dite u hap një varrezë masive në Serbi dhe sa kam informata nga aty janë nxjerrë 16 të pagjetur, shqiptar të vrarë dhe të masakruar në luftën e fundit në Kosovë, pra pas 20 vitesh u hap një prej varrezave që ndodhen në Serbi, ndërsa në Hagë po gjykohen ata që bënë të pamundurën token dhe njerëzit e vet për të mbrojtur edhe këta 16 shqiptar si shumë e shumë të tjerë, ata padrejtësisht po gjykohen vetëm pse ishin luftëtar të drejtë të luftës të UCK-së, dhe këta shqiptar të pambrojtur që u masakruan në Kosovë u varrosen në tokën e armikut, kurse luftëtarët luftuan për tokën e vet”, tha ndër të tjera ajo.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...