Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës i cili me 9 mars kishte proceduar kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit për qytetarët e Kosovës, ka dhënë detaje se ku ka mbetur çështja.
Haxhiu ka thënë se është duke punuar edhe me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e për të cilët thonë se kanë marrë një PO nga ta se do të votojnë për ndryshim plotësimin e ligjit për kursimet pensionale.
“Qeveria ka 30 ditë për t kthyer përgjigje por deri tash nuk ka një mendim nga ana e tyre. unë po vazhdoj të flas me deputet të Lëvizjes vetëvendosje e të cilët janë pro idesë së lejimit të tërheqjes së një shumë nga Trusti”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic.
Ai ka thënë se në momentin kur të vjen në seancë plotësimin ndryshimi për trustin nuk ka shumë punë’ dhe se seanca mund të përfundoj shpejt.
Duhet vetëm një nen neni 12 të ndryshohet i ligjit për trustin sikurse që kishte ndodhur edhe më herët”, ka thënë Haxhiu.
Sipas tij janë 12 deputet të VV që i kanë premtuar se do të votojnë plotësim ndryshimin e ligjit.
“Janë ata deputet që kanë kundërshtuar projektligjin për Kodin Civil… janë 12 ….” ka thënë ndër të tjera Bekim Haxhiu i PDK-së.
Sipas tij Kuvendi do të vendos nëse përqindja që ka kërkuar ai do të jetësohet.
“Ideja është nga 10 deri në 30 për qind e mjeteve të Trustit. Sa më shpejt që procedohet në Kuvend aq më mirë për shkak se qytetarët po e kërkojnë një gjë të tillë”, tha ai.
Ndryshe PDK, LDK, AAK janë PËR që të lejohet tërheqja e shumës së parave nga Trusti për shkak se çmimet bazike janë ngritur jashtë çdo norme.
Edhe deputet të komuniteteve i kanë thënë PO kësaj nisme.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...