Vedat Sahiti nga Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar për gjendjen e haxhilerëve shqiptarë në Mekë për të cilët tha se janë shumë të mirë.
“Shëndeti i besimtarëve është shumë i mirë”, ka thënë Sahiti për Klan Kosovën.
“Nuk kemi asnjë humbje. S’kemi asnjë problem shëndetësor, disa të vogla”, ka thënë ai, por që sipas tij, falë ndihmës mjekësore nga tetë mjekët profesionistë të angazhuar nga BIK-u, gjithçka është në kontroll.
Sa i përket motit të përcjellë me erëra të forta, Sadiku ka thënë se në momentin kur ata kanë arritur atje, furtuna tashmë ishte qetësuar.
“Pasi kemi shkuar ne, vetëm sa është qetësuar ajo furtunë. S’kemi pasë asnjë problem falë Zotit”.
Sadiku ka thënë se këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të numrit të haxhilerëve, dhe se mosha mesatare e tyre tanimë është dukshëm më e ulët.
Ai tha se ka një rritje të madhe edhe të interesimit të grave për ta plotësuar kushtin e pestë të fesë islame.
Ndërkaq, Sadiku njoftoi se grupi i parë dhe i dytë i haxhilerëve do të kthehen më 27 gusht, i treti më 29 gusht, ndërkaq grupet e fundit më 3 shtator.
Kur do të votojë diaspora? KQZ tregon afatet dhe mënyrat e ...
Policia apelon tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes
Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte
Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë