Google ADS

Haxhi Shala në Hagë: Rreth akuzave deklarohem në seancën tjetër

14:45 | 13 Dhjetor 2023
A Z

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, dhe një ndër komandantët e UÇK-së i njohur si “Topi”, është paraqitur në seancën e parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Shala akuzohet për pengim të drejtësisë.

Ai tha se lidhur me rastin e tij, do të deklarohet seancën e radhës.

“Nuk i kam parë materialet e prokurorisë. Sot nuk mund të deklarohem. Do të deklarohem në seancën tjetër”, tha ai.

Gjyqtari Nicolas Goillou e pyeti Shalën nëse ka ndonjë ankesë sa i përket arrestimit dhe paraburgimit të tij. Ai u përgjigj se gjithçka është në rregull./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme