Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka rikthyer diskutimin për Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo do të ketë pasoja të këqija për Kosovën.
“Qëndrimet tona kanë qenë të qarta edhe në kohën kur është formuar kjo Gjykatë. Kjo Gjykatë do ta dëmtojë UÇK-në dhe vendin. Krahu i luftës e ka dëmtuar vetveten, sepse e ka votuar këtë Gjykatë. Pasojat e kësaj Gjykate do të shihen më vonë. Janë gjëra që nuk kanë ndodhur, por ne do të gjendemi në ballina të gazetave botërore”, ka thënë ai, në një bisedë në televizionin publik.
Sa i takon Asociacionit të Komunave Serbe, Shala ka thënë se nëse bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës ai nuk është i rrezikshëm.
“Sot ne e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe edhe Qeveria e Kosovës sot e ka më lehtë. Nëse Asociacioni krijohet në bazë të ligjeve të Kosovës atëherë nuk do ta dëmtonte vendin”, është shprehur Shala.
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...