Google ADS

Haxhi Shala flet pas intervistimit në Hagë: U mbrojta në heshtje, e shkruajta veç emrin dhe mbiemrin

13:24 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, sot është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Ai pas intervistimit ka deklaruar se është mbrojtur në heshtje dhe se ka shënuar vetëm emrin dhe mbiemrin.

“Intervistimi shkoj mirë se vendosëm me avokatin ta shfrytëzojmë të drejtën të mbrohem në heshtje. I kemi dhënë disa shënime rreth emrit dhe mbiemrit dhe asgjë tjetër. Përderisa nuk kishim asnjë material as unë, as avokati pse jam ftuar si i dyshuar, e shfrytëzuam të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, ka deklaruar Shal për TV Dukagjinin.

Ai ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë tutje.

“Çka do të ndodhë në të ardhmen nuk e dijmë as unë as avokati. E kam përfunduar për sot intervistën, nuk më është caktuar asnjë datë tjetër. Në Kosovë do të kthehem brenda 2-3 dite, se do të jem për vizitë te djali në Pragë”, ka thënë Shala.

Përfundon intervistimi i Haxhi Shalës në Hagë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme