Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti e ka ditur për emërimin e djalit të tij si konsull në Pragë.
Kryeministri Hoti më herët tha në emisionin Pressing se nuk ka pasur njohuri për emërimin e tij.
“Në fatkeqësinë e vendit po del që në këtë vend të mos funksionojnë institucionet. Nuk ka mundësi që Hoti të mos e dinte për emërimin e djalit im në Pragë. Vetë nënshkrimi i tij duhet që të emërohet. Edhe presidenti e kthen tek ai për nënshkrim. Për fat të keq nuk po funksionojmë si shtet. Kryeministri e ka nënshkruar pasi kështu shkon zinxhiri i vendimmarrjes. Por mirë që ndodhi kjo fatkeqësi që të shihet se nuk po funksionojmë si shtet”, tha ai në emisionin dPT .
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...