Haxhi Avdyli thotë se koronavirusi do të prodhojë analfabetë

09:26 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli, thotë se koronaviursi COVID-19 përveç që ka marrë jetë njerëzish, do të sjellë edhe dëme tjera afatgjate.

Ndër to, thotë Avdyli, do të prodhojë edhe analfabetë.

“Përveç humbjeve të mëdha të jetërave të çmuara të bashkëqytetarëve tanë ,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite:1. shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare, 2. prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor dmth analfabetë. 3. rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2. 4. trazira e jostabilitet politik që do vijnë nga përqarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike”, shkruan Avdyli në Facebook.

Tutje, si pikë të 5-të, Avdyli e ka përmendur edhe gjendjen e rënduar psikologjike të popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve.

“6. migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë, 7. rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- Covid. 8. distancimi fizik për mbrojtje nga Covid do krijoi një njerëz asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik”, thotë Avdyli.

Tutje, Avdyli thotë se do të kemi gjenerata fëmijësh të rritur në botë virtuale jo reale por të padijshëm dhe të keq edukuar.

“Jo të gatshëm për t’u kyçur në tregun e punës e jetën reale. Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak t’i zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore”, shkruan Avdyli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme