Haxhi Avdyli: Në Bruksel po përgatitet sakatimi apo zhbërja e shtetit të Kosovës

18:16 | 31 Korrik 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka reaguar pas takimit të koordinatorit të Kosovës, Skënder Hyseni, si dhe atij Serbisë, Marko Gjuriq, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në Bruksel, duke thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘po prodhon pika në interes të Serbisë’.

Ai në një postim në Facebook shkruan se pikat e krijuara në procesin e dialogut në Bruksel janë të dëmshme për ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Dialogu Hyseni-Gjuriq me ndërmjetësimin e Lajçak, po prodhon 9 pika ku përveç pagjeturve të gjitha pikat tjera janë pika 100% për interesa serbe, dhe tmerrësisht të dëmshme për ekzistencën e shtetit të Kosovës. Në Bruksel po përgatitet sakatimi apo zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit per 20 vite tjera a me njoh këtë shtet të dështuar Serbia apo jo”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dialogu Hyseni-Gjuriq me ndërmjetësimin e Lajçak, po prodhon 9 pika ku përveç pagjeturve të gjitha pikat tjera janë pika 100% për interesa serbe, dhe tmerrësisht të dëmshme për ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Kthimi i serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë , eksterritorialitet per kishën serbe, kthimi i tregut për Serbinë dhe asociacioni me kompetenca ekzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi.

Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është hapet DEBATI për njohje reciproke. Hysenit e Lajçakut duhet treguar që debat për njohje kemi pasur 20 vjet, dhe ky debat mundet me zgjat edhe 50 vjet tjera.

Në Bruksel po përgatitet sakatimi apo zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit per 20 vite tjera a me njoh këtë shtet të dështuar Serbia apo jo. Kaq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme