Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ditë më parë ka pasur takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe sipas Haxhiut takimi kishte për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer.
Haxhiu pati thënë që kompania Pfizer po ofron mundësinë e sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksinave.
Haxhi Avdyli deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i ftuar në emisionin “A23” thotë se sigurimi i vaksinave anti-COVID nuk bëhet “me të njohshëm”.
“Janë mbi 10 vetë që janë lajmëruar në Ministri të cilët thonë që unë e kam një çikë të hallës që punon në Pfizer edhe ajo ka fol me drejtorin edhe ka mundësi që mundemi të ua sigurojmë, por nuk shkon kjo punë kështu(…)Ne në Kosovë jemi mësuar që t’i bëmë me të njohshëm shumë gjëra, por me Pfizer dhe Astra Zeneca nuk bëhen më të njohshëm por bëhen me kontrata dhe marrëveshje të caktuar,” tha Avdyli.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...