Haxhi Avdyli dhe  Bedri Hamza replikojnë rreth veteranëve

13:16 | 25 Tetor 2017
arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se partia e tij nuk ka aversion ndaj veteranëve, por ndaj shumës prej 26 milionë eurove.

“Ka aversion për veteranët e rrejshëm të cilët janë ba me mijëra, dhe ne e dimë se sa ka qenë numri i tyre,” është shprehur Avdyli, si përgjigje ndaj deklaratës së Ministrit të Financave, Bedri Hamza, se disa parti në Kuvend kanë aversion ndaj veteranëve.

Avdyli është shprehur se “ne përkulemi për rolin e secilit prej veteranëve të vërtetë”.

Ministri Hamza, ka replikuar duke thënë se e kanë një pikë të përbashkët atë të veteranëve të rrejshëm.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme