Ka kundërshtuar privatizimin e Telekomit që nga fillimi i kësaj iniciative. E ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha mban të njëjtin qëndrim edhe sot, shkruan arbresh.info.
Ai në një intervistë dhënë për arbresh.info ka folur gjithashtu për kohën kur ka qenë në krye të kësaj ndërmarrje publike dhe mundësinë që të rikthehet përsëri.
E madje ka dhënë edhe afate kohore për rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrje, punësimet e edhe ato me direktiva politike, sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe largimin nga Telekomi.
Haxha fillimisht ka treguar për mënyrën si ka ardhë në krye të ndërmarrjes.
“Në krye të Telekomit kam ardhë në dhjetor të 2008-ës. Unë Kosovën shumë pak e kam njoftë në rrethanat dhe kushtet që janë krijuar pas luftës. Kam aplikuar në uebsajt, kam shprehë dëshirën pasi kam konsideruar se kam bo një bagazh dhe me atë energji dhe potencial kam konsideruar se duhet t’ia kthej Kosovës. Kam hy në intervistë dhe jam përzgjedh nga Bordi i Telekomit dhe kam filluar punën më 15 dhjetor 2008”, ka thënë ai.
E sipas tij gjendja asokohe në Telekom ka qenë e rëndë.
“Telekomi në atë koha ka qenë në gjendje të rëndë, nuk ka pas projekte pothuajse të gjitha kishin dështuar. Është dashtë me intervenuar menjëherë, me marr masa dhe kemi filluar me nënshkrimin e projekteve dhe me një besim nga stafi i PTK-së, nga të cilët kam kërkuar që të kemi besim të ndërsjellë dhe t’i shkruajnë me një zarf problemet që janë aty, dhe aty jam njoftuar me Alcatel dhe kam marrë masa, e kam arrit që t’ia aplikoi një penallti prej 8-9 milionë edhe pse nuk e ka pas kontratë fare”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se gjatë kohës së tij janë punësuar 1 mijë e 200 persona ndërsa ka pas planifikime që në bazë të projekteve të rritet ky numër.
“Në atë kohë kanë ndodhë punësime jashtëzakonisht të mëdha, asnjë herë nuk e mohoj bile ndihem krenar që kanë ndodhë sepse pavarësisht se projektet janë ndalë kemi bë një punë ekstra të jashtëzakonshme në mënyrë që këto punësime të kompensohen me rritjen e të hyrave. Projektet që i kam paraparë në atë kohë që vetëm që i kishim mbuluar ato 1 mijë e 200 punësime por edhe 2 mijë do të kishte nevojë që të punësohen, por edhe kompani të tjera do të përfitonin nga këto projekte”, ka thënë Haxhiu.
Ndërsa i pyetur nëse në mesin e punësimeve ka pas nga ato me direktiva politike , Haxha ka pranuar se ka pas edhe atë kohë.
“Kur kam ardhë në Kosovë procedurat e punësimit kishin qenë ndryshe, si punësime me kontratë mbi vepër, e unë kam qenë kundër, por stafi njerëzore, stafi i menaxhmentit, bordi dhe ekzistojnë rezoluta ta caktume për kontratë mbi vepër dhe më është dashur të ballafaqohem me punësim të njerëzve që ka pas nevojë kompania, por nuk mund të them se ka qenë perfekt”, ka thënë ai.
E largimin nga Telekomi e ka quajtur goditje nga sistemi .
“Ky sistem është ai sistem që me ka godit personalisht, rritja e vlerës së kompanisë, ndërprerja e krimit të organizuar brenda ka qenë pengesë për dikë dhe natyrisht që hakmarrja ka qenë e jashtëzakonshme, të gjithë ata policë të Kosovës, ato investigime e gjana që janë bërë a ka Inspektorat të Policisë, ky është krim institucional e nuk ka gjë më të rrezikshme se ky”, ka thënë ai.
Ndërsa ka shtuar se nuk ka besim në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
“Unë nuk dua të hy se kush i ka bërë këto, sikur të isha tani në Britani të Madhe apo sistemi juridik në Kosovë të ishte i njëjtë me atë të Britanisë ku ka një drejtësi ideale atëherë të gjithë do të jepnin përgjegjësi. Nëse një person që punon në institucion, përndjekjet në një lëndë, shpallet e i pafajshëm, përndjekjet në një lëndë tjetër edhe aty i pafajshëm dhe i qiten edhe 20 lëndë të tjera, këtu ka shkelje të të drejtave të njeriut”, ka thënë Haxha.
Ish-kryeshefi i Telekomit ka thënë se nuk ka pranuar të mbyll sytë e ka luftuar padrejtësitë, prandaj edhe e kanë larguar nga kjo pozitë.
“Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është në nivelin që ne do të dëshironin, ne jemi në situatë që duhet të gjendemi me atë që kemi dhe duhet me u pajtu dhe bo sakrificë. Është e vërtetët që unë kam qenë në një vend që kam pas interaksion me të gjitha shtresat institucionale, unë e kam skanu këtë sistem, e di këtë sistem dhe i kam pengu shumë sepse kam dal kundër tij, dhe prandaj ky sistem më ka qit jashtë loje. Një sistem që nuk funksion si duhet të nxjerr jashtë sistemit, për me qenë pjesë e tij duhet me qenë jo burrë i mirë, duhet me u pajtu me shumë gjana, me i mbyllë sytë për me qenë pjesë e tij e unë i kam luftu”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë