Shyqyri Haxha, ish kryeshef i Telekomit të Kosovës në intervistimin e sotëm nga Komisioni Hetimor Parlamentar për PTK dhe Vala ka folur edhe për punësimet politike.
Haxha ka thënë se gjatë udhëheqjes së kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme nuk ka punësuar asnjë familjar, shkruan arbresh.info.
“Unë nuk kam familjarë të mi që kam punëusuar në Telekom. Punësimet kanë qenë të paraparë me biznes plan dhe atë kohë janë punësuar 1 mijë e 200 persona”, ka thënë ai.
Haxha ka treguar se si ish-kryetari i Vushtrrisë i kishte kërkuar punësimin e 3 personave në të kundërtën nuk do ta vlerësonte si dëshmor vëllain e tij, Bahri Haxhën.
“Dy persona mi ka dërgu Bajram Mulaku dhe ka ardhë në zyrë e me ka thirr më ka thënë se nëse nuk i punëson këta dy persona do të them që vëllai yt, Bahri Haxha nuk ka qenë dëshmor, këta persona nuk janë punësu por ka pas plotë të punësuar tjerë nga Vushtrria”, ka shtuar ai.
Haxha po ashtu ka përmendur tri raste të punësimeve që ka bërë në Telekom e që sipas tij janë bërë për t’i ndihmuar njerezit që kanë dhënë kontribut e kanë pasur nevojë. Ai po ashtu ka deklaruar se është i gatshëm të jap përgjegjesi për këtë rast./Arbresh.info/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...