Kandidati për deputet i LDK-së, Sokol Havolli, ka sfiduar një portal të ish-ministrave të PDK-së dhe krejt ekonomistët e kësaj partie.
Përmes një shkrimi në Facebook, Havolli duke u ndërlidhur me disa tekste të porositura në këtë portal, ka shprehur gatishmërinë për debat me cilindo prej, siç ka thënë ai, të PAN-ikuarve.
“Si “ekonomist i dyshimtë” sipas standardeve të mediave të disa ish-ministrave të PAN-ikut, jam i gatshëm për debat me cilindo prej juve të PAN-ikuarve. Në median tuaj, me gazetarin tuaj. Me minutat shtesë (referin tuaj). Ama aman dilni. Nëse tutni vet, merrni krejt këshillat e përgjithshëm të partive të koalicionit të PAN-ikut. Unë vij veç vet!”, ka shkruar Havolli.
Ndryshe, zyrtarët e PDK-së nuk po marrin pjesë në asnjë debat politik që po zhvillohet në televizionet kosovare.
Sokol Havolli, është kandidat i Koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe ka numrin 101 në listën e kandidatëve./Arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...