Google ADS

Havolli: Duhet të punohet drejt anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër

11:52 | 1 Gusht 2020
Arbresh.info

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka njoftuar se tashmë ka filluar aplikimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbulimin e pagesave për policat e diasporës.

“Pas angazhimit të përbashkët të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, në minutat e parë të datës 1 gusht 2020, u printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria”, ka shkruar Havolli.

Ai tutje ka thënë se duhet të punohet drejt anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër përmes ndonjë vendi të tretë, e për këtë thotë se duhet zvogëluar numrin e makinave të paregjistruara në Kosovë.

“Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme