Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka bërë me dije se me plotësim-ndryshimin e kornizës ligjore, kësaj agjencie do t’i rriten kompetencat.
Në intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka thënë se në dy vjetët e fundit ka pasur zhvillim pozitiv sa i përket trajtimit të korrupsionit. Sipas Havollit, gjatë kësaj periudhe janë ngritur mbi 25 aktakuza dhe shumica prej tyre i takojnë profilit të lartë.
Ai ka theksuar se edhe në prokurimin publik ka lëvizje pozitive në aspektin e parandalimit të korrupsionit.
Havolli ka thënë se pret rezultate të prekshme nga futja në përdorim të prokurimit elektronik pasi, sipas tij, është një mjet që i bën praktikat e prokurimit më transparente, zvogëlon burokracinë, rrit konkurrencën dhe është më pak diskriminues, e për rrjedhojë, do ta minimizojë rrezikun nga korrupsioni.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA