Google ADS

Havolli: 78 raste janë evidentuar në rastin e konfliktit të interesit, një zyrtar i lartë është dërguar në Gjykatë

11:37 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në Javën Kundër Korrupsionit është diskutuar edhe për parandalimin e konfliktit të interesit në gjyqësor.

Shaip Havolli drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit ka thënë se nga hyrja në fuqi e ligjit për konflikt të interesit, AKK ka ofruar asistencë të vazhdueshme për të gjitha institucionet se si të veprohet.

AKK është institucioni kryesor për mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtij ligji. AKK ka hartuar rregulloren ku ka paraqitur deklarimet e konfliktit të interesit. Kemi organizuar edhe trajnime të ndryshme me udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike. Javën e kaluar është lansuar një udhëzues që do t’iu ndihmojnë institucioneve se si t’i trajtojnë rastet e konfliktit të interesit. Kemi trajtuar një numër të lartë të rasteve të konfliktit të interesit”, ka thënë ai.

Havolli ka thënë se janë evidentuar 78 raste të konfliktit të interesit.

Nga 78 rastet, 29 janë evidentuar si shmangie e konfliktit të interesit. 17 raste janë pa konflikt interesi, në 48 raste u janë dhënë përgjigje, opinione zyrtarëve të lartë, 2 raste janë dërguar më tej për hetim ndërsa 1 rast ka të bëjë me një zyrtarë të lartë që është dërguar në Gjykatë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Ndër të tjera Havolli ka përmendur edhe një rast kur është keqpërdorur buxheti i shtetit.

Një zyrtar i lartë ka deklaruar të hyra të rregullta nga paga mbi 22 mijë, ndërsa gjatë kontrollit kemi hasur që ka të ardhura shtesë, si nga bordi 5400, nga komisione të ndryshme 11 mijë euro, nga institucionet private 5 mijë euro. Do të thotë 21 mijë euro janë të hyra tjera përveq pagës bazë. Kjo e dëshmon se buxheti i Kosovës me vendime të ndryshme po keq menaxhohet”, është shprehur ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme