Mytaher Haskuka, nga Vetëvendosje, i cili morri mbi 260 vota me shumë sesa Shqir Totaj i PDK-së në Prizren në një konferencë për media ka deklaruar se kjo parti ka shpifur rreth një video ku gjoja se pakot e votimit janë manipuluar, raporton Ekonomia Online.
“Gjatë gjithë procesit nuk ka pasur asnjë vërejtje nga komisionerët. Videoja është marrë dhe është prerë ashtu siç ka dashur dikush. Kjo është shkelje e ligjit pasi personat privatë nuk do të duhej ta kishin këto video. Por, PDK-ja mundohet të shpifë dhe të dezinformojë opinionin me servilët e tyre që punojnë për ta. Në video shihet se sa persona janë pjesë e asaj qendër të votimit”, tha ai.
Ai po ashtu tha se komisionieri i PDK-së ka marrë urdhra nga zyrtarët e lartë të PDK në Prizren të cilët kanë paguar nga 20 euro për bartje. Sipas tij, shiritat e kutisë në fjalë kanë qenë në rregull dhe votat kanë qenë të njëjta sikurse që janë nënshkruar nga komisionarët.
Haskuka tha se për këtë do të padis për shpifje zyrtarët e PDK-së, Blerand Stavilecin, Kujtim Gashin dhe Betim Xhoshin.
“Ne do të paraqesim kallëzim penal për shpifje për Blerand Stavilecin dhe Kujtim Gashin”.
Ai ka thënë se Mentor Shala, drejtor në RTK, duhet të kërkoj falje për atë se çfarë ka thënë, duke paralajmëruar padi edhe ndaj tij.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...