Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kritikuar presidentin, Hashim Thaçi për kërkesën e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të COVID-19.
Haskuka e ka quajtur këtë veprim papërgjegjshmëri të lartë ndërsa kërkesën si të palogjikshme, të panevojshme dhe që mund të krijojë vetëm panik.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka menaxhuar mjaft mirë situatën me coronavirusin, ndërsa të gjitha institucionet janë duke punuar mjaft mirë dhe se nuk rrezikohet rendi kushtetues.
Lexoni të plotë postimin e Haskukës:
“Deri më tani Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 në mënyrë profesionale. Këtë nuk po e them unë por po e thonë qytetarët por edhe gjithë organizatat ndërkombëtare që janë duke monitoruar situatën në nivel global. Së fundi edhe Ambasadori amerikan përgëzoi qeverinë për menaxhimin e situatës.
Institucionet po bëjnë punën e tyre, profesionistët mjekësor janë duke punuar me përgjegjësi. Qytetarët janë duke i respektuar gjitha masat duke treguar një përgjegjësi të lartë qytetare. Për më tepër edhe bizneset kanë vazhduar prodhimin dhe tregu është stabilizuar.
Në këtë situatë del ai që do të duhej të jetë më i përgjegjshëm dhe tregon papërgjegjshmëri të lartë. Kërkesa për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme është kërkesë që nuk ka bazë as në statistikat nga terreni e as në legjislacion. Kjo kërkesë nuk ka logjikë, është e panevojshme dhe mund të krijojë vetëm panik.
Në këto situata duhet lënë politikën anash dhe duhet vepruar me fakte. E faktet janë që Kosova ka shpallur gjendje të emergjencës për shëndetin publik dhe kjo është e mjaftueshme. Kosova është duke u ballafaquar me problemin mjaft mirë, gjitha institucionet janë duke punuar si më mirë dhe nuk po na rrezikohet rendi kushtetues.
Leni profesionistët të kryejnë punën ose së paku mos i pengoni!”
Presidenti i kërkon Kryeministrit të thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Qeveria nuk pajtohet me Presidentin Thaçi: Kjo është masë ekstreme
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...