Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është përfshirë në debatin e idesë së Thaçit për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë.
Për ta ndaluar siç e quan ai bosnjëzimin e Kosovës ka bërë thirrje te qytetarët që të dalin në protestën e 29 shtatorit.
Haskuka thotë se Thaçi po lëshon deklarata kontradiktore dhe se nuk ka as mandat për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë. E ka quajtur president që është zgjedhur me zor.
“Bosnjizimi i Kosovës është gjëja më e keqe që mund të na ndodhë, prandaj së bashku, me 29 shtator, e gjithë Kosova do të jetë në Prishtinës. Dy orë në protestën paqësore e massive do të jenë dy orë invetim për të ardhmen tonë dhe të fëmijëvë, dy orë për gjeneratat e ardhshme, dy orë kundër kundër kapjes së shtetit nga Thaçi dhe Vuciqi”, ka bërë thirrje Haskuka.
Postimi i plotë i tij:
Dy orë për të ardhmen
Deklaratat e Thaçit janë shumë kontradiktore, me një anë thotë se duhet të bëjmë kompromise “të dhimbshme”, ndërsa në anën tjetër përsërit se do ta marrim Preshevën e Bujanovcin. Të gjithë e dijmë se marrja e luginës së Preshevës nuk është aspak e dhimbshme, përkundrazi do të na gëzonte të gjithë. Por ky president që është zgjedhur me zor, duke i blerë votat e deputetëve me terminale doganore, poste ambasadorësh e shantazhe, mendon se në këtë mënyrë mund të maskon faljen e tokave Sërbisë.
Ky plan është skenar të krijoj përqarje dhe huti. Kur të “dështoj” ky plani i tij i sajuar me Vuçiqin, dijeni se do të na thotë: për me shpëtu Kosovën duhemi me ia fal Sërbisë “Zajednicën”. Për Luginë as që do të bëj zë, ashtu si deri më tani.
Thaçi pos që nuk ka legjitimitet për mënyrës se si është zgjedh, ai nuk ka as mandat që të negocoj me Sërbinë për tokat e Kosovës. Por atij i ngutet, sepse edhe Vuçiqit i ngutet. Atij i ngutet sepse e ka lakun në fyt nga gjykata speciale. Atij i ngutet sepse pa legjitimitet popullor, nënshtrimin e sheh si mundësi të vetme që të mbetet në pushtet.
Po neve nuk na ngutet, nuk ka pse na ngutet të antarësojmë Sërbinë në B.E., nuk ka pse na ngutet që ata të hyjnë në Bashkimin Europian para nesh e Shqipërisë. As toka nuk kemi për me iu dhënë. As Trepçën e as liqenin e Ujmanit nuk e japim. Veç Thaçin mund të japim. Fakturën e Zajednicës që po don me na e shit, nuk do ta shlyejmë as ne, as ju, e as fëmijët e Juaj.
Bosnjizimi i Kosovës është gjëja më e keqe që mund të na ndodhë, prandaj së bashku, me 29 shtator, e gjithë Kosova do të jetë në Prishtinës. Dy orë në protestën paqësore e massive do të jenë dy orë invetim për të ardhmen tonë dhe të fëmijëvë, dy orë për gjeneratat e ardhshme, dy orë kundër kundër kapjes së shtetit nga Thaçi dhe Vuciqi.
Po pra, një popull nuk i nënshtrohet një njeriu!
Në Prishtinë me 29 shator, në ora 14:00!
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...