Google ADS

Haskuka shkarkon drejtorin e Arsimit në Prizren

11:39 | 28 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkarkuar drejtorin komunal të Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj.

Haskuka në një postim në facebook ka bërë me dije, vendimi për shkarkimin e tij është marrë për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie.

“Komisionet intervistuese, të themeluara me vendim të drejtorit, nuk kanë qenë në përputhje me ligjin për shkak se, sipas ligjit mbi arsimin parauniversitar dhe udhëzimin administrativ, ndër të tjera në komisionet përzgjedhëse një nga anëtarët duhet të jetë drejtori i shkollës përkatëse. Ky është interpretimi ligjor nga Drejtoria e Inspektoratit të Arsimit dhe Departamenti Ligjor pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga të cilët kam kërkuar interpretim ligjor, si pasojë e shumë ankesave që kam pranuar lidhur me konkurset e fundit”, ka deklaruar Haskuka.

“Nga drejtori kam kërkuar që t’i respektojë regullat që burojnë nga ligjet, në mënyrë që të kemi një proces të drejtë dhe të ligjshëm në përzgjedhjen e mësimdhënësve. Përkundër kërkesës sime ai nuk ka ndërmarrë këtë veprim, andaj me keqardhje më është dashur qtë ndërmarrë masën e fundit, shkarkimin e tij”.

“Sistemin e arsimit të cilin e kemi trashëguar ka qenë në gjendje të keqe, gjë që kërkon shumë angazhim dhe punë prej të gjithë akterëve në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrojmë shkollim cilësor. Prandaj së shpejti do të kërkoj formimin e komisioneve të reja, në mënyrë që të kemi një proces të mirëfilltë në përzgjedhjen e mësimdhënësve.Si kryetar unë do të bëj të pamundurën që arsimin ta kthejmë në binarë të zhvillimit”, ka shkruar ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme